“Unë të kam dashur shumë, ti ke luajtur me mua”/ Monika shpërthen keq ndaj Ilirit

Marrëdhënia e Monikës dhe Ilirit duket se është krisur sërish, ndërsa finalja  e “Big Brother VIP” është shumë afër dhe duket se tani banorët janë më të përfshirë nga presioni dhe emocionet e lojës.

Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri patën dy të ftuar specialë, Balina Bodinakun dhe Arbër Hajdarin. Të ulur të gjithë rreth tavolinës së ngrënies, ata biseduan për ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur brenda në shtëpi.

Në një moment, Monika Lubonja dhe Iliri Shaqiri janë përfshirë në një debat teksa ajo e akuzon se ka luajtur me të gjatë gjithë kohës.

“Unë të kam qenë shumë besnike dhe të kam dashur shumë. Ndërsa ti ke luajtur. Ti ke luajtur me mua”, shprehet Monika.

Nga ana tjetër, Iliri është shprehur se Monika është aq egoiste sa i intereson vetëm gjendja e saj emocionale. Më pas, ajo vijon të mbrojë veten duke thënë se nuk ia ka kërkuar kurrë Ilirit të shqetësohet për të dhe se ai e ka bërë atë fajtore.

Iliri e ka kundërshtuar këtë akuzë të sajën duke thënë se fajtore nuk e ka bërë ai, por vetëm loja e saj. Iliri është shprehur më herët për Monikën se finalja për të është thjesht një prestigj.