Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato.
Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë. Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.
Si Ta Kuptoni Nëse Kjo Kurë Funksionon Për Ju
Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit. Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme. Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme:
-Të përziera e të vjella,
-Mpirje,
-Therje,
-Marramendje,
-Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave,
-Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë
-Dhimbje pulsuese të kokës.
Shkaktarët Kryesorë Të Dhimbjes së Fortë të Kokës
Studimet, thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë. Konsumi i alkolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës.
Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve. Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit. Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin. Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm. Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez.
Burimi: AgroWeb