“I ndërron partnerët çdo javë”/ Armina Mevlani: Mikesha ime është e frikshme

Në emisionin e sotëm “Goca dhe Gra” në Top Channel, blogerja Armina Mevlani foli për njohjet përmes aplikacioneve të ndryshem, si Tinder.

Armina tha se një mikeshë e saj i ndërron çdo javë partnerët. Blogerja shtoi se të shkosh tek shtëpia e një të panjohuri është shumë e frikshme sepse mund të jesh duke takuar një pervers dhe nuk ke kuptuar asgjë.

“Personalisht më duket e frikshme që të hysh në një aplikacion dhe të njohësh partnerin e jetës! Nëse është thjesht për një natë është tjetër gjë! Kam një mikeshën time dhe thotë që javë për javë me një nga të ndryshëm në Tinder! Si s’kanë frikë kjo më çudit! Sepse shkon te shtëpia e një personi që nuk njeh dhe ndoshta ke të bësh me një pervers! Jam totalisht kundra!”- tha Armina Mevlani.

Burimi: Gazeta Shqip