Shpallet finalistja e dytë e “Big Brother VIP”

Finalja e “Big Brother VIP” ka tashmë një emër të dytë dhe ajo është Beniada!

Në një televotim me Monikën, Beniada rezultoi më e votuara nga publiku për t’iu bashkuar Ilirit në finale.

Beniada u bë pjesë e “Big Brother VIP” që prej 5 tetorit dhe është konsideruar gjerësisht si një nga konkurrentet më të forta dhe më të veçanta të reality show-t, e njohur për natyrën e saj të qetë, të çiltër dhe pozitive.