Pas surprizës së madhe të Einxhel, Dj Dagz ka dy fjalë për partneren e tij: Zëri i çdo femre

BB VIP – Einxhel Shkira pranoi që të bëhej pjesë e “Big Brother VIP” pasi dëshironte të realizonte një mision të saj, të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar e për të patur një karrierë.

Gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, moderatorja e njohur shtoi se, nëse do ta fitonte çmimin e madh, do t’ia dedikonte këtij qëllimi që ajo kishte synuar për njohë të gjatë.

Kështu, “Top Channel” ka vendosur të surprizojë Einxhel, konkretisht nga fondacioni ‘’Dritan Hoxha’’. Ky fondacion i dha Shkirës ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të ndihmuar të gjitha vajzat shqiptarë në vështirësi, të cilat duan të kenë pavarësinë e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje të bukur, ka reaguar dhe partneri i Einxhel, Dj Dagz. Ky i fundit ka postuar në “Instastory” disa video teksa shikon momentin e bukur të partneres së tij, ku shpreh hapur krenarinë që ndjen për të.

“Zëri i çdo femre. Je shumë e madhe Einxhel Shkira. Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njeri-tjetrin gjithmonë”, shkruan ai.

Kujtojmë se pak më herët gjatë ditës së djeshme, duket se Dj Dagz e surprizoi Einxhel me fishekzjarrë.

Burimi: Gazeta Shqip