Ditën e sotme ka mbërritur një tjetër surprizë nga qielli për njërën nga banoret e Big Brother VIP.
Surpriza e veçantë kësaj radhe ishte për Arjolën.
Fansat e saj e surprizuan atë me një parashutë në të cilën shkruhej një dedikim shumë i ëmbël ku ajo u lumtuar pafund.
Kujtojmë se banorë e BBV gjatë këtyre katër muajve janë surprizuar nga fansa dhe të afërm me parashuta.