Këngëtarja Anne-Marie ka përjetuar një moment të sikletshëm kur po këndonte në skenën e”Brit Awards”.
Teksa ka dalë në skenë për të performuar këngën e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, artistja është rrëzuar.
Siç shihet në video, ajo ka rënë në momentin që po zbriste shkallë, por mëgjithatë është ngritur shpejt dhe ka vijuar performancën e saj normalisht.
Incidentin këngëtarja e ka marrë me sportivit, dhe vetë ajo ka postuar videon në rrjetet sociale.
“Nuk më duhej gjithsesi kyçi i këmbës së majtë”, shkroi ajo në një postim në “Twitter” pas incidentit, duke e marrë me sportivitet.