Gruaja përdhunohet në avion gjatë fluturimit

Një burrë britanik akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një grua gjatë fluturimit të natës të linjave United Airlines nga New Jersey drejt Londrës.

Në ngjarjen e pazakontë gruaja 40-vjeçare kishte lajmëruar ekuipazhin se ishte sulmuar seksualisht teksa udhëtonte në “business class”, kur pasagjerët e tjerë po flinin.

Ngjarja ndodhi gjatë fluturimit të 31 janarit nga aeroporti i New York drejt Heathrow në Londër, raportonte rrjeti 7News.

“Policia në aeroportin e Heathrow u lajmëruan për incidentin në fluturim dhe pas uljes oficerët arrestuan një burë 40-vjeçar të dyshuar për përdhunim”, tha policia britanike.

I akuzuari ishte liruar më vonë për kohën e hetimeve.

Sipas raportimeve, ai ishte ulur në një rresht të ndryshëm sediljesh nga gruaja, e cila i tregonte incidentin anëtarëve të ekuipazhin para uljes, sipas rrjetit 7News.

Policia në aeroportin e Heathrow kreu një kontroll në seksionin luksoz të kabinës së pasagjerëve dhe morën të dyshuarin në arrest. Hetuesit morën gjithashtu shenjat e gishtërinjve dhe ADN-në e të dyshuarit, shkruan britanikja The Sun.

Gruaja e sulmuar, gjithashtu britanike, u dërgua në një qendër për mbështetje psikologjike.

Burri dhe gruaja në fjalë nuk njiheshin por kishin biseduar më herët në sallën e pritjes së aeroportit, thanë burimet për mediat.

“Gruaja tha se ishte përdhunuar nga pasagjeri teksa të tjerët po flinin. Ajo ishte e shtangur dhe lajmëroi stafin e avionit të cilët komunikuan më pas me policinë, e cila i priste gjatë uljes së avionit”, thanë burimet.

Pasagjerët e klasit ‘biznes’ paguajnë gati $4,000 për fluturimin e tyre, sipas The Sun.

Burimet thonin se gruaja dukej “shumë e tronditur pas incidentit” .