“Nga Përrenjasi vij unë?”/ Ndjekësit shpërthejnë në kritika kundër Monika Lubojnës: Injorante, ke shkëlqimin e një fshatari

BB VIP – Herë pas here duket se banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” harrojnë se janë të monitoruar 24 orë në ditë, nga qindra kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë.

Si pasojë, publiku kap çdo fjalë që ata thonë, e ndodh që edhe t’i kritikojnë shumë për atë çfarë thonë apo bëjnë. E kështu i ka ndodhur së fundmi aktores së njohur, Monika Lubonja.

Një video e aktores është bërë shumë virale në rrjet, e si pasojë është kritikuar jo pak nga fansat. Në videon 10-sekondëshe, Monika është nën shoqërinë e Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit, ku dëgjohet duke thënë: “E di këtë të, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij?”.

Nga ana tjetër moderatorja Einxhel Shkira e pyet: “Çfarë ke me Prrenjasin? Ndërrojmë temë”, ndërsa aktorja Demiri i thotë diçka tjetër nën zë.

Videoja e këtij fragmenti është bërë virale dhe ndjekësit kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime kundër aktores.

Burimi: Gazeta Shqip