Wake Up – Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel. Në një moment gjatë intervistës, ajo kujtoi edhe takimin me të brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Sipas saj, në sytë e Ilirit ka parë drojën dhe frikën, pasi kishte treguar historinë e tradhtisë që askush nuk e dinte.
“Pashë në sytë e tij drojën dhe frikën. Pasi të dalë kemi shumë për të folur, por tani kam njohur një burrë më fantastik. Unë kam ecur gjithmonë përpara me vetëdijen se jemi qenie njerëzore dhe gabojmë. Do ta pres krah hapur, mos të ketë frikë për asgjë. Zbuloi çdo anë të tij, të mirë dhe të keqe”, tha ajo.
E pyetur se kush do të jetë finalistja e dytë mes Monikës dhe Beniadës, Emanuela tha emrin e modeles së njohur.
Ndërsa e pyetur se kush mendon se do e shoqërojnë Ilirin në finale, Morini tha: “Donaldi, Beniada dhe kam një dyshim mes Arjolës dhe Einxhel. Më vjen keq për Arjolën, por mendoj se do jetë Einxhel”.
Burimi: Gazeta Shqip