Fier/ Burri gjen bashkëshorten e vrarë në shtëpi

Një 50-vjeçare është gjetur e vrarë këtë mëngjes në qytetin e Fierit.

Gruaja me inicialet V.M u gjet nga bashkëshorti në banesë në lagjen Sheq i madh e vrarë me mjet prerës.

Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës,  policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Dyshohet se 50-vjeçarja ka vrarë veten, ndërkohë që priten të dhënat që do të dalin nga grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.