841 të infektuar dhe 6 viktima nga koronavirusi në vend

Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën, ndërkohë që janë regjistruar 841 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Nga 3739 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 342 qytetarë në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastër, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnje, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë, nga 9 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Patos, Delvinë, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Himarë, Vorë, Kurbin, Kukës, 6 në Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Roskovec, Pukë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Korçë, Peqin, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Kolonjë, Devoll, Selenicë, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Mirditë, Shijak, Mat, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Maliq, Dibër, Tropojë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 11.894 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Gjashtë viktimat janë një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë negativizuar 1547 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.