U postuan imazhet ku putheshin në buzë, zbuloni si reagoi Adrola ndaj lidhjes së ish-bashkëshortit me Fifin

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes për shkak se ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin. Kishte pak kohë që përflitej për një lidhje të mundshme mes artistes dhe ish-bashkëshortit të Adrola Dushit.

Por vetëm së fundmi u konfirmua romanca e tyre. Një ditë më parë në rrjet ka qarkulluar një video ku çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.

Dhe e gjeni dot se si e ka pritur këtë lajm modelja se njohur, e cila ka një djalë me Adis. Adrola ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”.

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin. Ndërkohë kujtojmë se divorci i modeles së njohur nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Burimi: Gazeta Shqip