Puthja në buzë me Arjolën, reagimi i gruas së Ilirit

Iliri dhe Arjola shkëmbyen puthje në buzë, si pjesë e një improvizimi, teksa risollën në shtëpinë e “Big Brother VIP” momente nga filmi “Edhe kështu, edhe ashtu”.

Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që në një lidhje me emisionin “Shqipëria live”, edhe gruaja e Ilirit tregoi si e përjetoi inskenimin e artistëve.

Ajo  tregoi se e kishte marrë me shumë pozitivitet dhe qetësi këtë gjë sepse ishte thjesht një lojë e aktrim.

 “Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim”.

Rikujtojmë se në provën që u dha nga “Vëllai i Madh”, banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar, të ndarë në grupe nga dy.