Pas Fifit, Ilirit dhe Donaldit, një tjetër ish-banore bën tatuazhin dedikuar BB VIP

BB VIP – Padyshim që për të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, kjo ka qenë një ndër eksperiencat më të veçanta dhe të papërsëritshme. Si pasojë, disa prej tyre kanë vendosur që kujtimet e rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ti gdhendin në trupin e tyre përmes tatuazheve.

E para ishte Fifi, ajo që në dorë bëri tatuazh ‘filoqyl’, që brenda shtëpisë simbolizonte një lutje për të rënë shi.

Më pas, “Vëllai i Madh” u mundësoi banorëve që të bënin një tatuazh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kështu, Donaldi mbajti premtimin ndaj Fifit duke realizuar tatuazhin ‘filoqyl’.

Gjithashtu edhe balerini i njohur, Ilir Shaqiri, bëri në kyçin e dorës së djathtë inicialet BB VIP, duke dashur që ta kujtojë gjithmonë këtë rrugëtim dhe t’ua tregojë të gjithë atyre që do u japë dorën.

E fundit që bëri një tatuazh që ka lidhje me shtëpinë më të famshme në Shqipëri është gazetarja e njohur, Paloma. Kjo e fundit ka publikuar ditën e djeshme në një story në llogarinë e saj të “Instagram” tatuazhin e saj më të ri.

Ajo ka bërë simbolin e famshëm të formatit, syrit që duket robotik, e që simbolizon vëzhgimin e pambarueshëm të të gjithë konkurrentëve.

Burimi: Gazeta Shqip