Flakët djegin tërësisht godinën e banimit në Bulqizë, katër familje mbeten pa strehë

Një zjarr që ka marrë përmasa të mëdha ka djegur tërësisht  një godinë banimi në lagjen “Minatori” të Bulqizës.

Në godinë jetonin 4 familje, që pas ngjarjes kanë mbetur të pastrehë.

Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, ndërsa nuk dihet se sa persona ishin brenda në momentin që ka rënë zjarri. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ndërkohë, Bashkia e Dibrës ka deklaruar se nga një inspektim i parë godina është totalisht e pabanueshme dhe 4 familjeve do t’u paguajë bonus qiraje.