Peshkatari që rezulton i humbur prej më shumë se një muaji, i gjet këtë të shtunë, i pajetë në ujërat e liqenit të Fierzës.
50-vjeçari humbi dhjetorin e vitit të kaluar në lumin Drin. Kufoma është parë nga banorët e zonës në afërsi të fshatit Bushat në Kukës.
Tofik Gjika doli për të peshkuar në 26 nëntor, për të mos u kthyer më në shtëpi. Për më shumë se një muaj kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.
Prurjet e shumta të lumit Drin dhe uji i turbullt vështirësoi më tej kërkimet, derisa sot, viktima doli në ujërat e Fierzës.