Spektakli i Arjolës! Merr dhuratë një shtëpi, eliminohet dhe rikthehet në “BBV” nga bileta e fatit

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ishte padyshim më speciali për Arjola Demirajn.

Pas gati katër muajsh izolim, ajo u surprizua nga tre fëmijët e saj. Pasi u çmall, aktorja u befasua nga dhurata e Top Channel, që i ofroi një shtëpi.

Ndërkohë, nga televotimi, mes Einxhelit, Beniadës, Donaldit dhe Arjolës ishte kjo e fundit që u eliminua, por që me vete kishte biletën e fundit vajtje-ardhje. Kështu, artistja u rikthye në shtëpinë më të famshme të momentit, duke iu afruar më shumë finales së madhe të 18 shkurtit.