“Vinte i fundit në studio”, Monika dhe Iliri kritikojnë Donaldin për mungesë korrektësie

Debati mes Enxhelit dhe Donaldit për një marrëveshje pune disa vite më parë është kryefjala edhe në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”.

Banorët kanë komentuar gjatë këtyre ditëve konfliktin e ashpër mes moderatores dhe aktorit. Donadli tha se ndërpreu kontratën me Einxhelin se ajo nuk respektonte oraret. Ndërkohë, Monika, në një diskutim me Ilirin kujtoi kur ka garuar me Donaldin në “Dancing With the Stars”.

Sipas saj, aktori i humorit ka qenë jokorrekt.

“Vinte në momentin e fundit në prova, mesa më ka thënë dhe Monika”, tha më pas Iliri.

Monika, e pyetur nga Arbana Osmani, nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejt, por nënkuptoi se Donaldi nuk ishte i rregullt me orarin.

“Kam ndjerë problemin në rininë e sotme, që nuk janë korrektë. Në momentet që kam diskutuar, kam parë problemin”.