Gazeta Tema publikoi ditën e djeshme videot e aferave që pronari i TV Klan Aleksandër Frangaj së bashku me pronarin e FSHF-së Armando Duka, kryenin në bashkëpunim me aksionerët e tjerë të Super Sport për shitjen e të drejtave televizive të ndeshjeve.
Në një kordim të organizuar nga dyshja Armand Duka- Aleksandër Frangaj per perftimet dhe interesat e tyre personale, mijëra abonentë shqiptar mbetën pa parë ndeshjet e kampionateve italiane dhe spanjolle, duke mos pasur asnjë lajmërim dhe pa iu kthyer të ardhurat që kishin paguar ekstra për të ndjekur ndeshjet në platformën e Super Sport ,në pronësi të Digitalb.
Shkelja e çdo rregulli për interesa personale të dyshes Duka-Frangaj, shkaktoi mjaft debate mes aksioneres krysore Vjollca Hoxhës me ortakët e saj, të cilët ajo i akuzoi për komplot kundër kompanise se Digitalb, dhe për skemën e tyre të përfitimit përmes platformës “Klani im”.
Gazeta TemA po publikon sot për herë të parë në mënyrë ekskluzive videon e radhës mes debatit të ashpër që është kryer në mbledhjen online mes aksionerëve Vjollca Hoxha dhe Aleksandër Frangajt, e cila përmban akuza të forta dhe ofendime ndaj njëri-tjetërit.
Burimi: Gazeta Tema