BB VIP – Ishte duke biseduar me Beniadën në oborr, kur Einxhel edhe njëherë nisi që të fliste për Donaldin. Me këtë të fundit, moderatorja pati një debat mjaft të fortë në spektaklin e së martës në “Big Brother VIP”.
Duke folur për aktorin e njohur, Einxhel u shpreh se ai nuk është kaq emocional dhe i ndjeshëm jashtë shtëpisë. Madje sipas Shkirës, Donaldi po shtiret në çdo gjë që bën dhe që thotë.
“Unë e kam thënë për atë njeri që ai është false për gjërat që bën dhe që thotë. Ai po shtiret më njerëzit duke qenë ai personi që preket shumë se në jetën jashtë nuk më është dukur aspak ashtu. Kur kam hyrë këtu brenda i kam thënë që nuk e kam pritur që ti të jesh kaq emocional dhe kaq i ndjeshëm”, u shpreh Einxhel.
Burimi: Gazeta Shqip