Shqiptarët janë të përfshirë shumë në spektaklin Big Brother VIP, ndërsa në çdo bar, shtëpi apo edhe në rrugë nuk mund të rrihet pa përmendur personazhet pjesëmarrës.
Së fundmi shqiptarëve nga Kosova u ka rënë në sy një detaj nga Arjola, të cilët shprehen se ajo vesh bluzën e “UÇK”-së sa herë që është në nominim në mënyrë që të marrë vota prej tyre.
Olti Curri ka postuar një mesazh që i kanë dërguar fansat, ku shkruhet:
“Pershendetje Olti shpresoje qe je mire me shendet. Jam Enveri nga Kosova, dashta me ndah nje informacion apo nje brenge qe ka kohe qe po flitet ketu. Ne ne Ks e kemi vrejt se sa here eshte ne nominin Arjola, ajo e vesh maicen (bluzen) me mbishkrimin Liria ka Emer UÇK, dmth nuk eshte etike te perdoret apo te keqperdoret ai shkrim sa here je ngusht (ne nominim). Çdo t’mire!”