Donaldi dhe Enxhel bënë një nga debatet më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP” nisur nga një eksperiencë e më parëshme e tyre jashtë shtëpisë.
Në momentin e nominimive, kur erdhi radha e Donaldit dhe ai ishte në dhomën e rrëfimit, Arbana si për ta qetësuat tha se ky Big Brother po bëhet gjithmonë edhe më…më i shpifur, ia ngeci fjalën në mes Donaldi.
“Po pse më i shpifur”, vazhdoi Arbana. “Ti nuk e ke idenë se çfarë bëhet jashtë”, duke i thënë se ky Big Brother do mbahet mend si Big Brother i Donaldit dhe se publiku e ka të preferuar.
As më shumë e as më pak se “informacioni” që dha Mozzik, për të cilin Donaldi mori dënimin.
Kjo është situata tipike “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”.