Do rrinit me një burrë për para? Ja çfarë thonë moderatoret e njohura: Kam parë shumë vajza që nuk kanë ambicie…

Goca dhe Gra – Mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” u ngrit pyetja “a do të rrinit me një burrë për para?”. Pyetja u frymëzua pas publikimit të dokumentarit të shumëpërfolur të Georgina Rodriguez, partneres së futbollistit Cristiano Ronaldo.

Në këtë dokumentar, 27-vjeçarja ka rrëfyer se si nga një vajzë e thjesht, shitëse në një butik përfundoi në një nga vajzat që ndiqet e pëlqehet më shumë sot, falë jetës dhe luksit që futbollisti i ofroi.

Lidhur me këtë, Armina Mevlani tha se dokumentari nuk është edukativ sepse përcjell mesazhin që nëse dikush merr një burrë të pasur atëherë jeta e tyre do të jetë parajsë .

Nga ana tjetër, Dalina Buzi u shpreh: “Unë kam parë shumë vajza që nuk kanë ambicie, dhe në këta rast ajo ka partner një futbollist, që është një njeri shumë i zënë, dhe i ka besuar asaj, se ka dhe 5 fëmijë”.

Burimi: Gazeta Shqip