A pagoi për të qenë në “Sanremo”? Antonela: Lashë gojëhapur vipat italianë!

Pasditen e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Antonela Berisha, e cila ka qenë kryefjalë në media për shkak të pjesëmarrjes në “Sanremo 2022”.

E pyetur nga Bieta, ajo tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me “vip-at”.

“Jam mësuar në tv shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, tha Antonela.

Burimi: Gazeta Shqip