Talibanëve u ndalohet hyrja me armë në kënde lojërash

Nga sot, talibanët  nuk do të lejohen të mbajnë me vete armë në këndet e lojërave për fëmijë dhe parqe në Afganistan,  njoftoi sot zëdhënësi islamist, në një përpjekje për zbutur imazhin agresiv të punonjësve.

Ushtarët talibanë, shumë prej të cilëve kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës duke luftuar kundër qeverisë së mbështetur nga SHBA-ja në Afganistan, menjëherë pasi motën oushtetin shkuan në parqe dhe kënde lojërash me kallashnikov dhe armë të ndryshme.

“Muxhahedinët e Emirateve Islamike nuk lejohen të hyjnë në parqe të veshur me uniforma ushtarake. Nuk lejohet të mbajnë armë, e as të vijnë automjete ushtarake”, shkruan  Zabihullah Mujahid në Twitter.

“Ata duhet të respektojnë të gjitha rregullat dhe rregulloret e parkut të lojërave ,” shtoi ai.

Talibanët kanë një reputacion si luftëtarë të ashpër, agresivë,  por që nga rifitimi i pushtetit në Afganistan në 15 gusht të 2021, ata janë përpjekur të tregojnë një fytyrë më të moderuar.