Shtrenjtimi i naftës e benzinës, Ibrahimaj: Mund të ketë ulje të çmimit gjysmën e dytë të vitit

Çmimi i hidrokarbureve në vendin tonë po prekin shifra rekord!

E pyetur nëse ka një strategji që kjo rritje çmimi të mos ketë efekt zinxhir në rritjen e çmimeve të tjera të tregut në vendin tonë, ministrja Delina Ibrahimaj tha se priten që çmimet të reduktohen pas 6 muajve të parë të këtij viti ndërsa përcaktimi i çmimit të naftës bazohet tek bursa, ndaj vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të luhatjes së çmimeve.

Rritja e çmimit të naftës kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri, rajon dhe Europë. Jemi në monitorim të çmimeve të bursave që të parashikojmë të gjithë ndërhyrjet që mund të bëhem, megjithatë dua të them që ne nuk operojmë në ekonomi tregu të lirë. Sipas të gjithë parashikimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, priten që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti, por jemi të kujdesshëm dhe në monitorim të vazhdueshëm“, tha Ibrahimaj.

Ndërsa pyetjes, nëse qeveria kamenduar të heqë taksat e naftës, ministrja tha se nuk po shqyrtohet një politikë e tillë.

Politika e taksave nuk mund të ndikohen nga luhatjet momentale të rritjes së çmimeve. Për momentin nuk ka asnjë iniciativë të rishikimit të politikës së taksave.

Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit. Rritja ka vijuar edhe për benzinën. Aktualisht, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve benzina tregtohet për rreth 195 lekë për litër duke shënuar një shtrenjtim të ngjashëm me naftën, teksa nuk ka ndalur shtrenjtimin as çmimi i gazit. Ky i fundit në disa nga karburantet shitet për rreth 94 lekë për litër“.