Përse e hoqi nga puna Donaldi Einxhelin para futjes në Big Brother VIP? Si qëndron e vërteta

Një video e rrëfimit të Donaldit dhe Einxhelit gjatë qëndrimit në shtëpi shkaktoi debat të ashpër mes dy banorëve.

Eksperienca e punës jashtë shtëpisë së Big Brother VIP dhe heqja nga puna prej Donaldit dhe Romeos shkaktoi gjithë inatin tek Einxhel.

Ajo i tha se gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparëshme me Bora Zemanin.

Ndërsa djali i shokuar nga fjalët e Einxhelit e quajti të ulët, duke mos e pritur rrëfimin e saj.

Donald: Jam e shokuar nga Einxhel.

Einxhel: Edhe ato për mua që kam pas lidhje jashtë që e kam për bixhoz.

Donald: Kush je ti që fut mua dhe vëllai im, kush je ti.

Einxhel: Po ti që ke thënë për mua…

Donald: Ta them unë kush je ti, ma thuaj çfarë kam përdorur, të kam parë të ulët. Të flasësh ti për mua dhe vëllanë tim. Kujdes kur hap gojën, se kam marrë përgjegjësi se sa kam mbajtur një fletë në dorë.

Einxhel: Që në momentin e parë.

Donald: Ato fjalë janë shumë të rënda. je shumë e ulët, të kam qëndruar afër se kam menduar për Dagzin, por je shumë e ulët.

Einxhel: Unë nuk jam njeri që qaj kot.

Donald: Ti po analizon të kaluarën time, po gjykon mua për zgjedhjet e mia, po analizon histori që kam pasur dhe po nxjerr vrer për mua, çfarë të vrau kaq shumë. je 32 vjeç, çfarë ke bërë për jetën deri tani e dashur, a mund ta di?!

Einxhel: Të dukem e paedukatë?

Donald: Në momentin që i thua këto po je.

Einxhel: Unë kam punuar pa fund.

Donald: Hë pra më thuaj.

Einxhel: Ti je i bërë i famshëm prej të dashurës tënde dhe personazh portalesh.

Donald: Kam bërë gjëra të tjera veç asaj.

Einxhel: Juve më hoqët nga puna, kur unë bëra aksident, kam dokumentet, të gjitha. Mos të tregojë Donaldi historitë e mia.

Donald: Unë kam pasur një bashkëpunim dhe më ka rezultuar se ka qenë një gabim zgjedhja e saj, se historitë kanë qenë të ngjashme. Unë kam disiplinë pune.

Einxhel: Ti ke 0 disiplinë pune.

Donald: Einxhel ishte një njeri jo korrekt, një ditë të bukur pune pasi kjo u bë se nuk vinte nga hiçi, ajo rrinte shumë natën dhe thoshte si t’ja bëj unë që mos të jem në mëngjes. Më pas më dërgoi një foto pasqyre të thyer duke më thënë se kishte bërë aksident.

Burimi: Top Channel