Einxhel është shfaqur shumë e emocionuar këtë të mërkurë, pas prime-t të mbrëmshme.
Gazetarja është përlotur teksa ka dëgjuar një këngë për të cilën deklaroi se i pëlqen shumë.
Beniada që ishte prezente u përpoq ta qetësonte dhe ta motivonte në këtë gjendje të vështirë.
“E di që nuk është e lehtë, sa më shumë të ngjitesh aq më e vështirë është. E di që të ka marrë malli por gjithçka do të shkojë mirë. Do dalësh jashtë dhe do të takosh Dagz, familjen dhe të gjthë”, i tha ajo.