“Je 32 vjeçe, çfarë ke bërë për jetën?”/ Debati i ashpër mes Donaldit dhe Einxhel: Je e ulët, të flasësh ti për mua dhe vëllanë tim

BB VIP – Teksa u duk se mbrëmja e djeshme do kalonte me debate të vogla dhe pa ngritje zëri, krejt papritur çdo gjë ndryshoi në spektaklin e “Big Brother VIP”.

Ishte pikërisht një video ku shfaqeshin Einxhel dhe Donald teksa bënin disa rrëfime për njëri-tjetrin, e kjo ka shkaktuar debate të ashpra mes tyre. Eksperienca e punës jashtë shtëpisë së” Big Brother VIP” dhe heqja nga puna prej Donaldit dhe Romeos shkaktoi gjithë inatin tek Einxhel.

Ajo i tha se gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparshme me Bora Zemanin. Ndërsa djali i shokuar nga fjalët e Einxhelit e quajti të ulët, duke mos e pritur rrëfimin e saj.

Debati i fortë mes dy banorëve:

Donald: Jam e shokuar nga Einxhel.

Einxhel: Edhe ato për mua që kam pas lidhje jashtë që e kam për bixhoz.

Donald: Kush je ti që fut mua dhe vëllai im, kush je ti.

Einxhel: Po ti që ke thënë për mua…

Donald: Ta them unë kush je ti, ma thuaj çfarë kam përdorur, të kam parë të ulët. Të flasësh ti për mua dhe vëllanë tim. Kujdes kur hap gojën, se kam marrë përgjegjësi se sa kam mbajtur një fletë në dorë.

Einxhel: Që në momentin e parë.

Donald: Ato fjalë janë shumë të rënda. je shumë e ulët, të kam qëndruar afër se kam menduar për Dagzin, por je shumë e ulët.

Einxhel: Unë nuk jam njeri që qaj kot.

Donald: Ti po analizon të kaluarën time, po gjykon mua për zgjedhjet e mia, po analizon histori që kam pasur dhe po nxjerr vrer për mua, çfarë të vrau kaq shumë. Je 32 vjeç, çfarë ke bërë për jetën deri tani e dashur, a mund ta di?!

Einxhel: Të dukem e paedukatë?

Donald: Në momentin që i thua këto po je.

Einxhel: Unë kam punuar pa fund.

Donald: Hë pra më thuaj.

Einxhel: Ti je i bërë i famshëm prej të dashurës tënde dhe personazh portalesh.

Donald: Kam bërë gjëra të tjera veç asaj.

Einxhel: Juve më hoqët nga puna, kur unë bëra aksident, kam dokumentet, të gjitha. Mos të tregojë Donaldi historitë e mia.

Donald: Unë kam pasur një bashkëpunim dhe më ka rezultuar se ka qenë një gabim zgjedhja e saj, se historitë kanë qenë të ngjashme. Unë kam disiplinë pune.

Einxhel: Ti ke 0 disiplinë pune.

Donald: Einxhel ishte një njeri jo korrekt, një ditë të bukur pune pasi kjo u bë se nuk vinte nga hiçi, ajo rrinte shumë natën dhe thoshte si t’ja bëj unë që mos të jem në mëngjes. Më pas më dërgoi një foto pasqyre të thyer duke më thënë se kishte bërë aksident.

Burimi: Gazeta Shqip