BB VIP – Pas përfundimit të spektaklit të së premtes së kaluar, banorët u surprizuan nga reperi i njohur, Mozzik. Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, ai shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.
Më pas aktori i humorit e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kjo gjë solli shumë polemika dhe kritika nga jashtë, ku u tha se Mozzik i dërgoi informacione.
Duket se reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.
“Sa vk në Big Brother o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i kjartë dhe i pastërt unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin, dhe e thash kjartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e Shtëpisë!! Dhe kta tani bëjnë pordha koti jo dënime jo qdënime fute. Brenda fute aty theve rregulla..Shkurt/Shqip/Kjartë! Donaldi duhet të jetë fitues! Se është më i dashuri i publikut, i publikut! Naten vellau i madh ? gjume te embel”, shkroi Mozzik
Burimi: Gazeta Shqip