Aksidenti i Einxhel para xhirimeve me vëllezërit Veshaj, flet mikja e moderatores që drejtonte mjetin

Einxhel dhe Donaldi u përfshinë në një debat të ashpër në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP”.

Moderatorja tha se bashkëpunimi që ka pasur me vëllezërit Veshaj u ndërpre pasi ata nuk e paktën. Sipas saj, ata ishin jo korrektë në oraret e punës, duke e lënë atë të priste me orë të tëra për xhirimet.

Më tej, moderatorja tha që ishte aksidentuar me makinë në ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon as nuk u interesuan për të.

Dyshja përmendi edhe persona të tretë, duke thënë se kishte dhë dëshmitarë nga jashtë.

Një ndër to, ishte edhe mikja e Einxhel, e cila ka postuar në “Instagram”-in e saj një deklaratë lidhur me të gjithë situatën.

Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të cuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Me kujtohet që u ndjeva në faj dhe më është dukur sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Ne atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe”, shkruan ajo në postim, të cilën faqja zyrtare e Einxhel e ka ripostuar.