Tragjedia e familjes nga Kukësi! Makina përfundon në lumin Shkumbin, tre të vdekur dhe tre të plagosur

Dy shtetas kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, pasi makina me të cilën po udhëtonin ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Aksidenti i rëndë u shënua këtë mëngjes në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit, ku një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e personave që udhëtonin me këtë automjet.

Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, burrë e grua, ndërsa katër persona të tjerë janë të plagosur rëndë, në gjendje të rëndë për jetën. Një prej tyre është një fëmijë dhe ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.