Shpallet finalisti i parë i “Big Brother VIP”

Publikoi votoi sot për të çuar direkt në finalen e “Big Brother VIP” konkurrentin e parë.

Në televotimin ku nuk ishte i përfshirë Donaldi, pasi është i dënuar nga “Vëllai i Madh” për thyerjen e rregullave kur futi Mozzikun në shtëpi, më i votuari ishte Iliri.

Kështu, balerini Ilir Shaqiri gëzon privilegjin e të qenit finalist i sigurt i “Big Brother VIP”.