“Më tha hiq pantallonat”, Arjola Demiri rrëfen si refuzoi ish-burrin kur i kërkoi marrëdhënie seksuale në fillim të njohjes

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer takimin e parë me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka 3 fëmijë.

Martesa e saj përfundoi me divorc, ndërsa ka treguar se ish-burri i saj i ka kërkuar marrëdhënie seksuale pak ditë pas lidhjes pasi shkuan me pushime në Mal të Zi.

Sipas Arjolës ai i ka kërkuar që aktorja të heqë pantallonat, por ajo ka refuzuar dhe më pas ai i ka kthyer shpinën. Teksa tregonte historinë para banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP, Arjola tha se ka ndodhur kur kanë qenë me pushime në Budva.

“Mu duk shumë i madh, mu duk sikur kishte fëmijë. Por e ç’kompleksoi situatën dhe tha, e di çfarë më vjen inat, që jemi nga Tropoja dhe na njohën këta nga ana e anës. Pallati ku jam rritur unë më pallatin ku është rritur ai e ndante vetëm një pallat në mes.

Më duket më ka puthur ditën e dytë ose të tretën. E rrëmbeu puthjen e parë në makinë kur po e përshëndesja.            

Puthja e dytë ka ndodhur në një lokal, nuk shqitesha o Zot, kisha shumë kimi, më pëlqente shumë. Kemi ikur pastaj në Mal të Zi, sillej shumë mirë me mua. Nuk kisha bërë seks kurrë.

Më tha hiq pantallonat, kisha frikë, thashë se çfarë do të ndodhë. Nuk kishin kaluar as 2 javë, thjesht doja të më jepte pak kohë. Fiks 3 muaj. Ma ktheu shpinën, u mërzita dhe qava të gjithë natën. Në mëngjes kur u zgjua, kisha marrë rrobat dhe po ikja. Ku po ikën më tha? I thashë  po ti kur të kthen kurrizin për një palë tuta që nuk i hoqa, imagjino çfarë bën. Po nuk ka sens më thotë, të gjithë ditën u puthëm, u lamë, ti fle me tuta në krevat. E pa që isha shumë e mërzitur dhe më tha, qenke budallaqe fare ti”, rrëfeu aktorja.