Humbet kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, plagoset rëndë shoferi në Lezhë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë, duke lënë të plagosur shoferin këtë mëngjes në Lezhë.

Për pasojë, makina ka përfunduar në kanal. Ndërsa drejtuesi është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë.