Modelja Beniada Nishani u tregoi mbrëmë banorëve për një marrëdhënie shtatë vjeçare me një djalë, që ka nisur kur ajo ka qenë në moshën 16-vjeçe.
Ish-i dashuri i saj quhet Mattia De Sciglio dhe është futbollisti i Juventusit, ai ka qenë ish-kapiteni i skuadrës së Milanit gjatë kohës që ka i lidhur me modelen.
“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”, ka thënë ajo.
Beniada rrëfeu historinë e parë të dashurisë djalin që pëlqente dhe që puthjen e parë mori guximin t’ia jepte vetë e para.
“Përpara se të ikte, unë i them mbylli sytë. Ai mbyll sytë, unë e përqafoj, i shikoj buzët, i kishte shumë të trasha. Thash ta puthja por nuk dija si puthej. I dhashë një puthje dhe ai hapi sytë më tha: vërtet e bëre”- tregoi ajo.