522 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa pesë qytetarë të infektuar kanë ndërruar jetë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë 18.757 pacientë aktivë me Covid 19.
Viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç.
Nga 3030 testime të kryera gjithsej, 290 raste janë konfirmuar pozitivë në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë, 9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër,Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në Patos, Përmet, Memaliaj, Poliçan, 1 në Shkodër, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull.
Në spitalet Covid po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë.