Pas debateve të forta, Einxhel dhe Donaldi përfundojnë në suitë bashkë

BB VIP – Marrëdhënia e Einxhel dhe Donald brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka pasur shumë ulje e ngritje. Debatet mes tyre kanë qenë mjaft të forta dhe me tone të ashpra.

Por që në momentin që moderatorja lëndoi krahun, të dy janë afruar më shumë dhe i kanë lënë pas mëritë.

Madje aktori i humorit është kujdesur shumë për Einxhelin duke qëndruar dhe natën zgjuar për të.

Nga rivalë që ishin, ata kanë përfunduar bashkë në suitë, ku Donaldi e ka shoqëruar Einxhelin për tu kujdesur për të, veprim i cili është vlerësuar shumë.

Burimi: Gazeta Shqip