Chelsie Kryst, ish miss i SHBA-së i ka dhënë fund jetës së saj.
Sipas Departamentit të Policisë së Neë York mësohet se 30-vjeçarja gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan.
“Me dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të Cheslie”, njoftoi familja e saj në një deklaratë për mediat e huaja.
“Ajo frymëzoi njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo ishte një njeri i kujdesshëm, që dhuronte dashuri.”
Kyrst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, postoi një foto në Instagram para se t’i jepte fund jetës.
“Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe”.