“Dashuria e parë”, Iliri i dhuron ‘puthje’ Monikës

BB VIP – Iliri dhe Monika kanë pasur një raport mjaft të mirë gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP”. Por erdhi një moment dhe marrëdhënia e tyre ndryshoi dhe nisën debatet.

Tani duket se ata flasin vetëm me ironi njëri-tjetrin dhe raporti i tyre komentohet herë pas here.

Së fundi Iliri ka ndryshuar qasje ndaj Monikës dhe e ka filluar ditën me shumë pozitivitet. Ai i ka dhuruar Monikës një puthje në faqe.

Pas puthjes Iliri u shpreh se dashuria e parë nuk harrohet, duke lënë të kuptohet se ka pasur gjithmonë simpati për Monikën.

Burimi: Gazeta Shqip