Moderatorja e RTK-së, Egzona Rafuna është shprehur e zhgënjyer nga Arjola gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.
E ftuar në Fan Club këtë të dielë, ajo u shpreh se jashtë vajzat kanë një miqësi, ndërsa brenda shtëpisë nuk ishte afrimiteti që priste.
“Jo të gjithë e kanë pritur mirë lajmin, na kanë parë si ca javë të lodhshme me ca banorë që do t’i nxjerrim. Fillova ta urreja si term ‘banorët e rinj’. Gjatë ditëve në vijim diçka nuk do të ecte. Me Arjolën kemi miqësi nga jashtë, mendoja se do të kisha miqësi, kisha mjaftueshëm njohje sa të krijoja këtë miqësi. Nuk e kam ndje afrimitetin, pavarësisht se Arjola ka thënë se e kam prit mirë. Nuk e kam prit që Meridian të më priste aq mirë. Po ashtu edhe me Ilirin që ishte e papritur. Me Donaldin dhe Triksën kam qenë më e afërt”, tha Egzona.
Egzona ishte banorja e fundit që u largua të premten nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Burimi: Top Channel