Ish-konkurrenti i Për’puthen: Bora Zemani nuk na thoshte as “mirëmëngjes”

Markeliano, ose ndryshe Marko ka qenë i ftuar pas daljes nga “Për’puthen”, në intervistën e tij të parë në Expuls.

I pyetur nëse vazhdon të ruajë kontakte me  stafin e programit pas largimit, Marko foli me rezerva:

“Jo jo. Nuk ruaj kontakte. As asokohe nuk kisha, vetëm një gocë merrej me ne tek grimi që na ndihmonte. Madje edhe moderatorja Bora Zemani mezi na fliste, edhe mirëmëngjesin e kishte me zor”-, u shpreh ai duke shtuar të tjera detaje.