Donaldi bën të njëjtin tatuazh me Fifin, shpjegon kuptimin e “Filoqyl-it”

Banorët e “Big Brother VIP” kishin mundësinë sot të bënin një tatuazh nga tatuatori që u erdhi në shtëpi.

Donald Veshaj zgjodhi të bënte të njëjtin tatuazh që bëri Fifi, pas doli nga shtëpia. Artistja bëri tatuazh fjalën ‘Filoqyl’, ashtu siç aktori e thërriste në shtëpi.

Arjola e pyeti për kuptimin dhe Donaldi i tha: “Njerëzit që duan shiun pra”.

Më pas e pa edhe Beniada, e cila tha që i duket shumë bukur.

Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi?

Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi.

Beniada: Të dhembi?

Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje.

Donaldi dhe Fifi krijuan një miqësi të ngushtë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Kur këngëtarja u rifut në shtëpi për një surprizë, ajo i shprehu mbështetjen aktorit dhe i uroi fitoren.