Ana Lleshi zhvilloi një takim sqarues në studio me Erioni, konkurenti me të cilin ka shfaqur shumë afrimitet së fundmi.
Përballja u bë e pazakontë që në fillim, kur pranë çiftit u ul Mikela, por akoma më e pazakontë u bë kur Ana shkoi drejt Edit dhe e puthi në buzë. Këtë veprim e bëri për t’i treguar Erionin dhe publikut se ka diçka serioze dhe nuk po bën lojë, siç u shpreh ajo.
Pjesë nga biseda:
Erion: Ti ndoshta ke ardhur e ke shfrytëzuar këtë punën time me të Mikelës për të pasur hyrje më të zjarrtë se jo cdo kush e kishte vëmendjen që kam unë me Mikelën, atë afrimitet dhe marrëdhënie që kisha me Mikelën.
Mikela: Pse vëmendje kishe ti me mua?
Erion: Kuku nana jem.
Mikela: He mbaro se po të dëgjoj.
Erion: Kur flet ti, unë humb krejt. Ti e ke akumuluar nga jashtë dhe e ke parë që të hysh në mënyrë sa më të zjarrtë.
Ana: Unë hyra se ashtu doja se atë mendim kisha dhe nuk të jap ty llogari për hyrjen time.
Erion: Thjesht më vjen me qesh se të njëjtat që ia ke thënë atij djalin, mi ke thënë dhe mua.
Ana: Diferenca shihen me kohën.
Mikela: Po ti nuk i bëre të njëjtat gjeste që bëre me mua dhe me këtë vajzën.