1341 të infektuar me COVID, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

1341 qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa tre të prekur kanë humbur jetën.

Nga 5043 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19  563 qytetarë në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.

Janë 21,389 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit humbën jetën një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 90 vjeç.

Janë shëruar 2163 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1341

Të shëruar në 24 orë      2163

Të shtruar në spitale       145

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                 5043

Testime totale              1,659,417

Raste pozitive                 257,082

Raste të shëruara             232,356

Raste Aktive                      21,389

Humbje jete                         3,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            9669

Fier                 1868

Shkodër         1765

Vlorë                1488

Elbasan          1286

Gjirokastër      1124

Durrës             1101

Korçë               870

Berat                 886

Lezhë                815

Kukës                 305

Dibër                  212