Një 67-vjeçare humbi jetën një natë më parë në banesën e saj në fshati Ferras të Fierit.
Liljana Sema jetonte e vetme në një kasollë jashtë çdo strandardi jetese dhe sit ë mos mjaftonte kjo, së fund i ishte ndërprerë furnizimi me energji elektrike nga OSHEE-ja, pasi nuk kishte paguar faturat. Ajo nuk kishte mënyrë tjetër ngrohjeje, derisa u gjet pa jetë nga vëllai.
Liljana Sema ishte nënë e 3 fëmijëve, dy djem dhe një vajze dy prej tyre emigrant në Itali kurse djali i vogël punonte në Sarandë. Ajo vuante nga zemra e tensioni por situate u bë më e vështirë nga varfëria ekstreme.