“Më kanë bërë me faj”/ Beatrix publikon këngën dedikuar romancës së saj me Donaldin: Ana ime e historisë

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin, “Faj”. Duket se ky projekt i dedikohet romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

“Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”, thotë Beatrix Ramosaj ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë.

“Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim “Instastory”, teksa zbulon se ka publikuar projektin e saj të ri.

Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin. Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në “Instagram” duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar te muzika.

Ndër të tjera, ajo tregoi se kishte nevojë edhe për pak kohë për veten. Sa i përket romancës me Donald Veshajn, Trixa tha se ai duhet të marrë fitoren e reality show, ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për tu hedhur bashkë, do e bënte sërish.

Burimi: Gazeta Shqip