Sot në “Talk Love Story” u diskutua për mënyrën si e konceptojnë shqiptarët puthjen, ku ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte deklarata e Leutrimit.
Algerti: Ne shqiptarët e puthim dikë dhe e bëjmë direkt të dashur.
Leutrimi: Të tregoj për në Francë, mua më ndodh që shoqet e mia i puth dhe në buzë, si blis. Nuk do të thotë gjë që ta puthësh do të thotë të kesh diçka me të.
Eni Shehu: Nadjesh, Leutrimi jeton prej 4 vitesh në Francë, në Lion me familjen e tij dhe po tregon se atje në Francë i puthin vajzat lirshëm.
Nadjesh: Nuk e di për ty Leutrim, por për mua jo në fakt. I dashur Leutrim, mënyra si unë jam rritur në Francë me një baba afrikan, nëse përqafohemi, martohemi direkt.
Daniela: Dhe në Shqipëri nuk ngelesh më pas.
Eni Shehu: Nadjesh, se ndoshta nuk e ke kuptuar dhe Leutrimi nuk ta ka sqaruar, është një traditë në Francë, bizu që i thonë, kështu e kanë takimin ato.
Nadjesh: Edhe në veri të Francës, japin një puthje në buzë dhe këtë e quajmë ‘beke’, për shembull si vajzat me vajzën, si mami me vajzën…
Eni Shehu: Për këtë po fliste Leutrimi…
Letrimi: Këto janë puthje miqësore, vajza me vajzë, mashkulli me mashkull.