Qytetarët e Elbasanit janë alarmuar këtë mëngjes, kur në një kosh mbeturish dëgjuan një zhurmë pulsuese.
Dyshohet së mund të jetë lëndë plasëse, ndërsa në zonë ndodhen ekspertët për të bërë ekzaminimin e më pas çmontimin, nëse vërtet kemi të bëjnë me lëndë eksplozive.
Zona pranë bulevardit të qytetit është rrethuar dhe në perimetrin e sigurisë nuk lejohet lëvizja e qytetarëve.